Operohet Zaniolo, ka dhe një mesazh për tifozët

Pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen që skuadra e tij Roma zhvilloi ndaj (1-2) Juventusit, Nicolo Zaniolo ditën e  sotme është operuar në ligament.

20-vjeçari, i cili aktivizohet si mesfushor me tipare sulmuese falenderoi të gjithë për mbështetjen e madhe morale pas dëmtimit të rrezikshëm. Megjithëse pritet të mungojë të paktën për 6 muaj, Zaniolo nuk dëshiron të qëndrojë për shumë kohë në krevat, por uron që të zbresë sa më shpejt në fushë.

“Faleminderit për mbështetjen që më dhatë në këto dy ditë! Mezi pres të kthehem! Forca Roma!”, shkruan Zaniolo nga spitali.

Sipas të gjitha gjasave, ai e ka thuajse të pamundur që të marrë pjesë në kampionatin europian të kësaj vere me Italinë.