VIDEO/ Shpërthejnë tubat në zonën e ‘Ali Demit’

Banorët e zonës së Ali Demit janë përballur sot me një skenë aspak të zakontë, ku si pasojë e çarjes së tubacioneve, uji ka dalë furishëm në sipërfaqe.

Bëhet fjalë për rrugën Idriz Dollaku.

Në video shihet se si uji ‘shpërthen’ nga tubacionet dhe del në formën e një shatërvani, duke përmbytur edhe rrugën.