VIDEO/ Dhunoi arbitrin, dënohet futbollisti

Një ndeshje e kategorisë së dytë në Maltë degjeneroi në një dhunë të paprecedentë mes lojtarëve të të dyja ekipeve.

Lojtari Antuan Kamijeri u nervozua në maksimum duke dhunuar në mënyrë skandaloze asistentin e gjyqtarit Masimo Aksisa pasi ky i fundit akordoi kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrje të ashpër dhe për rrjedhojë u detyrua të linte fushën.

Kamijeri ka shfryrë ndaj arbitrit anësor 18-vjeçar duke e goditur me grushta dhe shkelma.

I gjendur në këtë situatë kaotike, arbitri ndërpreu sfidën, ndërsa futbollisti u shoqërua në komisariatin e policisë nga forcat e rendit.

Pas përfundimit të takimit ditën e djeshme, Kamijeri u përjashtua për 1 vit nga futbolli si dhe u gjobit.