Kush është shqiptari i arrestuar për 333 kg kokainë në Itali, zbardhen DETAJE

Janë zbuluar detaje të reja lidhur me operacionin e sekuestrimit të 333 kg kokainë në Itali e ardhur nga Brazili.

Mes 4 të arrestuarve ishte edhe një shqiptar. Ai është identifikuar me inicialet B.A, lindur në Berat.

Nga informacionet e siguruara nga gazetarja e Ora, Alba Kepi, 43 vjeçari nuk ka precedentë penalë në Itali por as dhe leje qëndrimi.

Në momentin e arrestimit ai ka qenë i pajisur me dokumenta shqiptare.

Ngjarja

Tre të arrestuarit e tjerë janë  një shtetas kroat, një italian e një brazilian. Kokaina kap vlerën e tregut mbi 100 milionë euro. Operacioni u kodua "Samba 2020". Kokaina u kap në portin e La Spezia në një kontenier që vinte nga Brazili e që transportonte kuti druri që përmbanin pllaka graniti.

Kokainë ishte e konfeksionuar në 300 pako. Autoritetet italiane mbajtën në mbikqyrje kontenierin e drogës derisa ai u transportua në një magazinë në afërsi të Massa Carrara ku arrestuan në flagarancë 4 persona; shqiptarin B.A: kroatin me inicialet J,M.J; italianin C.G e shtetasin brazilian me inicialet P. B.L.

Të katër të arrestuarit mbërritën në magazinë për të tërhequr sasinë e drogës.

Operacioni "Samba 2020" u realizua në bashkëpunim me autoritetet e agjesisës së doganës së La Spezia e të Genovas.