‘Studentët po vijnë’, gati nisja e protestës, pakti me Ramën i dështuar

Në një shenim në rrjetin social facebook Lëvizja për Universitetin paralajmëron nisjen e protestave të studentëve në të gjithë vendin.

 “Tarifat janë po prapë të papërballueshme, kushtet nëpër auditorë dhe konvikte janë ende skandaloze, studentët vazhdojnë të jenë të përjashtuar nga vendimmarrja, mes pedagogëve qarkullojnë ende hiena që ushqehen me viktima:, thuhet në postim .

Ja shenimi i plotë:

STUDENTËT PO VIJNË!

Një vit pas protestës madhështore të studentëve, asgjë nuk ka ndryshuar.

Tarifat janë po prapë të papërballueshme, kushtet nëpër auditorë dhe konvikte janë ende skandaloze, studentët vazhdojnë të jenë të përjashtuar nga vendimmarrja, mes pedagogëve qarkullojnë ende hiena që ushqehen me viktima.

Këtë situatë nuk e mbulon dot as pakti dështak i Edi Ramës me vetveten, as karta qesharake e Erion Veliajt me klientët e tij, as bojatisja e disa konvikteve dhe as rishpëndarja e disa burokratëve nëpër bordet e administrimit.

Studentët nuk kanë rënë në gjumë!

Studentët po vijnë!

Lëvizja Për Universitetin