Një ndër macet më të mëdha në botë është duke kërkuar një familje

Macja gjigante e cila njihet edhe si Mr. B ka qenë prej kohësh ëndrra personale e kësaj gruaje.

Por që të kujdesesh për një kafshë kaq të madhe nuk është aspak e lehtë ndaj edhe për të po kërkohet një shtëpi dhe pronarë të përhershëm.

‘Morris Animal Refuge’ bëri postimin në facebook në lidhje me Mr. B dhe ai u bë menjëherë viral ku ishin të shumtë ata që komentuan, e shpërndanë dhe e pëlqyen postimin.

Gruaja në fotografi duket se po përpiqet të mbajë macen e mrekullueshme, që ngjan se sapo është larguar nga seti i ‘The Lion King’. 

Shumë njerëz komentuan duke treguar hapur admirimin për këtë mace gjigante e të shëndoshë e madje pasi kanë thënë se s’kanë parë një të ngjashme më parë kanë uruar edhe që ajo të pajiset sa më parë me një shtëpi dhe një familje.

Marrë nga: www.unilad.co.uk-Përgatiti: F.H,Syri.net