Talenti i Italisë humb ‘Euro 2020’, duhet të kryejë operacion!

Nikolo Zaniolo është i detyruar t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Lojtari u largua nga stadiumi për të kryer vizitat mjekësore, rezultatet e të cilave nuk janë aspak pozitive.

Zaniolo ka këputur ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë dhe pritet të mungojë një periudhë kohore nga 4 deri në 6 muaj.

Në këtë mënyrë talenti italian do të humbë Kampionatin Europian 2020 pasi edhe faza e rikuperimit kërkon kohën e mjaftueshme.