Në një lidhje dashurie: Kush ia ka rrëmbyer zemrën Dj Sardit?

Sardi është një ndër Dj-t më të njohur në Shqipëri, i cili është bërë shpesh kryefjala e mediave rozë.

Ai është përfolur herë pas here për lidhjet e tij të dashurisë, megjithatë deri tani Dj nuk ka folur publikisht për asnjë romancë.

Pavarësisht kësaj, agjenti i “Thumb On” ka zbuluar se Sardi tashmë është në një lidhje dashurie të cilën po e shijon në fshehtësi.

Sipas agjentit, Dj është i dashuruar kokë e këmbë, ndërsa e dashura e tij nuk është personazh publik.

Por, duhet të presim edhe pak për të mësuar cila është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Sardit, pasi deri tani nuk është bërë i ditur emri.