Tiranë, ja ku është transferuar Terminali i autobuzëve të rretheve

Të gjitha linjat e autobuzave ndërqytetas të zonës së jugut, Durrësit dhe veriut, janë transferuar në terminalin e ri fundor, në afërsi të mbikalimit “Casa Italia” në rrugën “Kastriotët”. Bashkia e Tiranës, "Tirana Parking" njoftoi se "në këtë terminal ju ofrojmë shërbim cilësor, shumë më tepër hapësirë dhe standarte të larta për të gjithë udhëtarët".