", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Eriksen i jep lamtumirë Tottenhamit, shumë pranë nënshkrimit me Interin

Mesfushori i Tottenham Hotspur, Christian Eriksen, është vetëm një hap larg nënshkrimit me klubin e Interit.

Sipas të përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport”, Eriksen ka rënë dakord për një marrëveshje 4 vite e gjysmë me Nerazzurr-ët.

Eriksen shpreson të sigurojë një transferim në klubin nga Serie A këtë muaj, por Tottenham po kërkon një tarifë me vlerë 20 milion euro.

27-vjeçari do të jetë një lojtar i lirë gjatë verës dhe u desh të ulë kërkesat e tij për pagë nga 10 milionë euro në 7.5 milionë në vit në mënyrë që të arrijë marrëveshjen.

“Daily Mail” shton se ylli danez u fishkëllye nga disa tifozë të Tottenhamit, kur ai u zëvendësua gjatë humbjes 1-0 ndaj Liverpoolit.

Ky veprim i Eriksenit u pa si një lamtumirë nga “White Hart Lane”.