VIDEO/ Klas dhe spektakël! Shikoni çfarë magjie bën Ronaldo, ‘zhduk’ topin!

Juventusi fitoi 2-1 ndaj Romës në “Olimpico” për të siguruar 3 pikët në ndeshjen e fundit të fazës së parë, që i ngjit ata në krye të renditjes me 48 pikë dhe i shpall kampionë të dimrit.

Në minutën e 20’ ishte “plakushi” Ronaldo që me klasin e tij mahnit të gjithë të pranishmit në stadium.

Një ndër mbrojtësit më të dalluar të Serie A deri tani, Smalling, driblohet me spektakël nga CR7, që i "zhduk" topin dhe kroson më pas në fundore.