Lajm i keq për Juven, ‘ylli’ i skuadrës rrezikon të humbë sezonin dhe Europianin

Fitorja 2-1 ndaj Romës do t’i kushtojë shumë shtrenjtë Juventusit.

Në minutën e 15-të të ndeshjes është lënduar rëndë Merih Demiral i cili me lot në sy u dërgua me urgjencë për në spital.

Mbrojtësi turk u rrëzua keq në tokë gjatë një dueli ajror duke dhënë shenja të dhimbjes së madhe në gjurin e majtë.

“Sky Sport” raporton se dyshimet fillestare janë se Demiral mund të ketë pësuar dëmtim serioz në ligamentin kruciat, por janë testet mjekësore që do të zbulojnë shkallën e lëndimit.

Kurse, trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka deklaruar pas ndeshje që Demiral ka pësuar lëndim serioz e cila mund t’i kushtojë sezonin dhe Kampionatin Europian.