'Është pa brekë', Fifi lë pa fjalë Luanën dhe Rezartin

Në lojën "Ndaje ose zhvishu" të programit ‘Shiko kush luan’ morën pjesë edhe kapitenët e skuadrave dhe Luana Vjollca.

Luana u pyet nëse do të ketë një sezon të katërt të "Shiko kush luan" dhe moderatorja fillimisht nuk donte t'i përgjigjej pyetjes.

Në këtë mënyrë ajo duhej të kryente dënimin e të zhvishej.

"Luana vdiqëm, po presim të gjithë. Ose zhvish Fifin", i tha Rezarti.

"Jo, jo Fifi është pa brekë", u përgjigj Fifi duke e lënë pa fjalë Luanën dhe Rezartin. 

"Ua çfarë deklaratë, ky emision do të transmetohet pas orës 12", tha Rezarti duke i shkrirë të gjithë së qeshuri.

Në fund Luana vendosi t'i përgjigjej pyetjes duke treguar se "Shiko kush luan" do rikthehet në shtator dhe ajo brenda një muaji do sjellë një emision të ri.