U ndëshkua me karton të kuq, Simeone zbulon çfarë i tha mbrojtësit të Realit

Frederico Valverde ishte ndër lojtarët më të diskutuar në finalen ndërmjet Atleticos dhe Real Madridit e vlefshme për Superkupën e Spanjës.

Në minutën e 115' të shtesës ai bëri një ndërhyrje ndaj Moratës që po shkonte i vetëm drejt golit dhe u ndëshkua me të kuq.

Pas ndeshjes, trajneri Diego Simeone tregon se i kishte thënë se bëri lëvizje të bukur dhe të duhur në atë rast.

“Ishte lëvizja më e bukur! I thashë se çdokush do ta kishte bërë. E nisëm mirë, por më pas Reali u rrit. Valverde bëri lëvizjen e duhur, na hoqi mundësinë e golit”, tha Simeone pas ndeshjes.

Pavarësisht se u ndëshkua me kartonin e kuq, Valverde u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes.