Mjegulla pushton vendin/ Ja akset rrugore ku duhet të tregoni kujdes

Ulja e temperaturave ka bërë që të ketë vështirësi në qarkullimin e automjeteve në Tiranë dhe në shumë zona të vendit.

Bëhet me dije se një mjegull e dendur ka mbuluar zonën nga Tirana në Fushë Krujë.

Mjegulla ka penguar kalimin normal të mjeteve në Tiranë, Durrës, Fushë Krujë e akset e tjera, shkruan Balkanweb.

Një pjesë e segmentit Qafë-Kashar-Rinas është pa ndriçim dhe qarkullimi për rrjedhojë është mjaft i vështirë.

Gjithashtu, në aksin Tiranë-Fushë Krujë qarkullimi është bërë i vështirë, për shkak të vizibilitetit të ulët. Kjo sepse në këtë aks nuk ka as sinjalistikë dhe as ndriçim.

Mjegull ka edhe në akset Fushë-Krujë-Milot.

Siç raportoi Syri.net edhe më herët, për shkak të mjegullës së dendur janë pezulluar edhe disa fluturime në aeroportin "Nënë Tereza".

Prej disa orësh, në pistën e aeroportit janë anulluar të gjitha ulje-ngritjet e avionëve.