Princ Harry vendos të dalë vetëm/ Familja mbretërore nesër mbledhje në Sandringham

Ekziston një arsye që familja mbretërore britanike quhet "firma" , ndërsa Mbretëresha Elizabeta II shpesh quhet "shefi" pas mureve të pallateve. Të gjithë punojnë për të.

Nëse e mërzisni "shefin", ju e dëmtoni institucionin dhe kjo është pikërisht ajo që bëri Princi Harry kur njoftoi se ai dhe gruaja e tij, Dukesha e Sussex, po rivendosin detyrat e tyre zyrtare për të ndjekur interesat e tyre private.

Mbretëresha Elizabeta II ka thirrur nipin e saj princin Harry për të diskutuar rreth planeve për të ardhmen e tij dhe të bashkëshortes Meghan Markle, pas njoftimit nga çifti se kanë vendosur të tërhiqen nga obligimet mbretërore.

Princi Charles, babai i Harryt si dhe William, do të marrin pjesë në mbledhjen e së hënës me mbretëreshën, raportojnë mediat britanike.

Takimi do të zhvillohet në Sandringham, rreth 100 milje në veri të Londrës, në një prej pronave të Mbretëreshës.

Duka dhe Dukesha e Suseksit, kanë befasuar familjen mbretërore me deklaratën e tyre për të hequr dorë nga titujt mbretërore dhe për të nisur një jete të re, që do t’ju mundësonte të qëndronin edhe në Amerikën jugore, duke punuar për t’u bërë të pavarur financiarisht.

Harry dhe Meghan nuk ishin konsultuar paraprakisht me mbretëreshën Elizabeta dhe anëtarët e tjerë të familjes, gjë që sipas burimeve, ka ngjallur zemërim në Pallatin Mbretëror anglez.