‘Ik p**dhu’/ Lojtari nervozohet me trajnerin në ndeshjen e Serie A

Nuk ka qenë një pasdite e lehtë kjo e ditës së sotme për trajnerin e Torinos, Valter Maxari.

Tekniku italian uli në stol futbollistin e vet, Simone Verdi, në pjesën e dytë, veprim i cili ka acaruar në maksimum ish-lojtarin e Napolit, i cili ofendoi teknikun e tij gjatë kohës që po zëvendësohej duke i thënë “Ik p**dhu!”. Më pas ka marrë shishen me ujë dhe e ka përplasur në stol.

Pas sfidës Maxarri kritikoi lojtarin e tij për humbjet e shumë topave në lojë, ç’ka mund t’i rrezikonte fitoren Torinos. Ai kërkoi që drejtuesit e klubit ta gjobisnin Verdin.

“Kur e zëvendësova Verdin e bëra për të mirën e skuadrës, ai e di shumë mirë këtë. Nëse fillon të humbasë kontrollin e topit njësoj siç bëri në pjesën e dytë të ndeshjes së sotme ndaj Bolonjës, normale që do të zëvendësohet. Ai është njësoj si të gjithë futbollistët e tjerë dhe duket të ketë respekt në radhë të parë për shokët e ekipit, pastaj për trajnerin. Nëse klubi e shqyrton çështjen, duhet ta gjobisë”, përfundoi ish-trajneri i Napolit dhe Interit, Valter Maxarri.