EMRAT/ Zgjedhjet në PS! Ja kush do ta drejtojë Lezhën, Vlorën, Kurbinin, Kavajën dhe Roskovecin

Është mbyllur votimi për kreun e degëve të PS në Lezhë, Vlorë, Laç dhe Roskovec.

Pas numërimit të votave, fitues në Lezhë ka dalë kryetari aktual Eduard Ndreca, njëherazi kryetar i qarkut.

Ndreca kishte përballë drejtorin e Sigurimeve në qytetin e Lezhës Taulant Malshin.  

Nga 254 votues gjithsej, 173 vota kanë qenë për Eduard Ndrecën, 65 për Taulant Malshin dhe 6 vota ishin të pavlefshme.

Ndërsa në Vlorë, Anduel Tahiraj është rizgjedhur kryetar i degës së PS-së për një mandat të dytë.

Në garë përballë tij ishte Albana Hodaj.

Pas votimit, nga numërimi ka rezultuar se Tahiraj mori 298 vota, ndërsa rivalja e tij 10 vota dhe 15 fletë dolën të pavlefshme, nga 323 anëtarë që morën pjesë.

Në krye të PS së Roskovecit është zgjedhur Maksim Goga. Sipas informacioneve nga kjo degë, Goga nuk ka patur rival.

Numri i votuesve ka qene 67, moren pjese ne votim 67,  miri 67 vota pra 100% të votave.

Sa i përket kreut të PS në Laç, fitues është shpallur  Tonin Kolici.

Ky i fundit një ish-polic, i njohur si person i afërt me ish-kryebashkiakun Artur Bardhi që u largua nga funksionet publike për shkak të ligjit të dekriminalizimit,.

Ai fitoi përballë Nertila Tomës, edhe kjo një zyrtare e bashkisë Kurbin.

Janë mbyllur zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Socialiste edhe në Kavajë.

Pas numërimit të votave, ka rezultuar se më shumë vota ka fituar Elton Elezi. Ky i fundit fitoi ndaj rivalit Ledjo Hysa.