Tjetër sulm mbi bazat amerikane në Bagdad, raportohet për disa të plagosur

Disa raketa kanë goditur një bazë ajrore amerikane në veri të Bagdadit.

Sipas raportimeve të para të mediave ndërkombëtare, katër persona kanë mbetur të plagosur.

Sulmi vjen disa ditë pasi Irani lëshoi disa raketa balistike, në shenjë hakmarrje ndaj vrasjes së gjeneralit Qasseem Soleimani, mbi dy baza amerikane në Irak, por pa shkaktuar dëme në njerëz.

Ndërkohë, në Teheran vijojnë protestat ndaj sistemit pas rrëzimit të avionit turistik mbi Ukrianë.