Përplasen dy makina pranë Ishullit Lezhë, 6 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë

Regjistrohet aksidenti i rradhës, këtë herë pranë qytetit të Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur te mbikalimi pranë ishullit Lezhë dhe sipas raportimeve paraprake, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas asaj që mëson Syri.net, nga aksidenti ka edhe 6 të plagosur, 2 prej të cilëve në gjendje më të rëndë e që janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Lezhës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Si pasojë e aksidentit, trafiku në autostradë është bllokuar për rreth 30 minuta.