ZYRTARE/ Video erotike e trajnerit, Malaga merr vendim

Problemet tek Malaga këtë sezon nuk kanë fund.

Klubi është i përfshirë nga problemet ekonomike dhe sikur të mos mjaftonte kjo, video skandali i trajnerit Victor Sanchez del Amo shokoi drejtuesit e klubit. Tekniku shfaqej në një video intime duke treguar para kamerave organet gjenitale me fanellën e Malagas. 

Video u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale. Drejtuesit e klubit morën menjëherë masa duke pezulluar teknikun. Skuadra spanjolle ka dalë me komunikatë zyrtare dhe ka pushuar nga puna numrin një të stolit. Sanchez nuk do të drejtojë më klubin dhe Armando Sadiku e Keidi Bare duhet të mësojnë emrin e trajnerit të ri.