Xavi Hernandez i thotë ‘JO’ Barcelonës

Rikthimi i Xavi Hernandez tek Barcelona ka pushtuar mediat botërore këto tre ditët e fundit. Për habinë e të gjithëve, drejtuesit e ekipit vendosën të kryejnë një operacion rrufe për të marrë në krye të stolit të saj ish-mesfushorin e skuadrës katalnase.

Të pranishëm në Katar që nga e Premtja, Oscar Grau (menaxher i përgjithshëm) dhe Eric Abidal (sekretar teknik) u përpoqën me të gjitha mënyrat për të bindur kampionin e botës që të marrë drejtimin e Barcelonës që nga janari.

Një përgjigje pritej sot. Dhe nëse i besojmë informacionit të "Mundo Deportivo" , ajo është negative. Xavi nuk dëshiron ta stërvisë Barçën në këto momente, sepse dëshiron që ta mbyllë sezonin me ekipin aktual të Al Sadd.

39 vjeçari gjithashtu nuk dukej entuziast për mundësinë e marrjes së skuadrës kur sezoni ndodhet në messin e saj. Palët i kanë pezulluar diskutimet të cilat pritet të nisin në qershor.