VIDEO/ Policit të arrestuar i bie të fikët në sallën e gjyqit

Një prej 17 të arrestuarve në Durrës, në kuadër të operacioni ‘Abuzuesit’ ka lënë ambientet e gjykatës, dhe është larguar në drejtim të spitalit.

Burime bëjnë me dije se Agim Osmani, ndihmës specialist në Policinë Durrës është ndjerë keq gjatë seancës që vijon prej disa minutash dhe është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në spital.

Seanca gjyqësore pritet të zgjasë për disa orë, pasi do të jepet masa për të 17 personat e vënë në pranga, mes tyre zyrtarë të lartë të policisë, IKMT-së si dhe Oficer të Policisë Gjyqësore.

Jashtë dyerve të Gjykatës janë mbledhur dhjetra familjarë të personave të arrestuar, pasi seanca po mbahet me dyer të mbyllura.

Deri në operacionin ‘Abuzuesit’, janë zhvilluar hetime disa muaj, në bashkëpunim edhe me prokurorinë e Durrësit.

Emrat e personave të arrestuar:

Besnik Domi, shef rendi Shijak.

Sami Xhafa, shefi stacionit policor në Manzë

Ermal Petova, OPGj Manzë

Nikollë Marku, OPGj Manzë

Agim Osmani, ndihmës specialist, Policia Durrës

Gani Dama, polic parrulle (në kërkim)

Haxhi Sherra, ndihmës specialist Komisariati shijak

Petrit Neziri, ndihmës specialist policia Manzë

Ndricim Shika, ndihmës specialist policia Shijak

Gjergji Gerço, sekretar i njësisë administrative Sukth

Jul Kaçadej, specialist IMT Shijak

Marjus Shahini, kryeinspektor IMT Shijak

Adem Lika, ndërtues.