I dërguari i posaçëm goditje tjetër fatale për Kallam Diplomatin!

Nga Sali Berisha

Miq, Shqipëria mori këtë vit, sipas nje vendimi të akorduar nga 57 vendet anëtare të OSBE në vitin 2006, kryesinë e radhës të kësaj organizate!

Kështu qe ky vendim për këtë kryesim të OSBE nga narkoqeveria aktuale është pa asnjë meritë prej saj.

Përkundrazi, për shkaqe të shumta si lidhjet me drogën, krimin, korrupsionin e shfrenuar të qeverisë, zgjedhjet moniste dhe mungesën e shtetit ligjor, asgjësimin e sistemit tre shkallësh të drejtësisë pati dhe ide mendime për t’ja hequr fare këtë të drejtë të fituar nga qeveria shqiptare në vitin 2006.

Por anullimi i vendimit të vitit 2006 i marrë në unanimitet nga të gjitha vendet anëtare kërkonte konsensusin e plotë të tyre dhe kjo ishte e pamundur të realizohej.

Por duke ditur se vendi që është shpallur dje diktaturë ka dy ministra të jashtëm, Kallam Diplomatin dhe Minak Qesharakun bir selman e nënës cilin të qaj më parë, Shqipërisë iu kërkua me emër dhe mbiemer që të caktonte Bushatin ministër për OSBE, të cilin do ta quajnë si i dërguari i posaçëm për të mos u bërë vendi me tre ministra!

Kallam diplomati u detyrua të pranojë kapitullimin e tij ditët e para të marrjes së kryesisë së OSBE të cilën e gëzoi nga qeveria e vitit 2006! sb