", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

ZYRTARE/ Caldara largohet nga Milani, firmos me klubin ku u rrit si lojtar

Mattia Caldara kthehet aty ku e nisi karrierën si futbollist. 25 vjeçari është transferuar nga Milani tek klubi i Atalantës në formën e huazimit 18 mujor me të drejt blerje në fundin e saj.

Zyrtarizimi erdhi nga vete klubi bergamask, i cili me anë të një postimi njoftojë arritjen e kësaj marrëveshje.

Mrojtësi qëndror u transferua me bujë tek Milani megjithatë nuk arriti të bindë duke mos marrë hapësira.

Në këtë mënyrë, ai rikthehet në Bergamo aty nga edhe ku ka dalë si futbollist. Caldara numëron ndeshje të shumta me fanellën e Atalantës duke shënuar edhe disa gola me rëndësi. Me rikthimin e Caldarës në Bergamo, alternativat për mbrojtjen shtohen për trajnerin Gasperini teksa rritet edhe konkurrenca për Gjimshitin.