Derbi madrilen i Lindjes, formacionet e mundshme

Superkupa këtë edicion është zhvilluar në formatin me 4 ekipe, dy gjysmëfinale dhe një finale. Për të ardhur në funlae “Los Blancos” mundën Valencian, ndërsa nga ana tjetër “ Los Colchoneros” eleminuan Barcelonën duke sfiduar tashmë Real Madridin. Për herë të parë, kjo finale luhet në Arabinë Saudite teksa në Marok dhe në Spanjë është zhvilluar herë e tjera.

Duke filluar nga ora 19:00, dy skuadrat do të provojnë të marrin trofeun e parë për këtë dekadë, trofe ky që do t’i sillte goxha të ardhura dhe nga ana tjetër, rrit besimin dhe motivimin për vazhdimësinë në kampionat.

Trajneri Ziendine Zidane nuk do të ketë në dispozicion lojtar si Karim Benzema, Eden Hazard, Gareth Bale dhe Marco Asension.

Ndërsa nga ana tjetër për teknikun Simeone mungesë e rëndësishme do të jetë ajo e Kokes, i cili u dëmtua në gjysmëfinalen ndaj Barcelonës

Më poshtë keni dhe formacionet e mundshme për të dy skuadrat:

Real Madrid- Në portë- Courtois; Mbrojtja-Carvajal, Varane, Sergio Ramos, Mendy; Mesfusha- Casemiro, Valverde, Kroos, Isco; Modric, Në sulm- Rodrygo ose Jovic.

Atletico  Madrid- Në portë- Oblak, Mbrojtja- Trippier, Felipe, Savic, Lodi; Mesfusha-Correa, Herrera, Thomas, Saul; Ndërsa në sulm Joao Felix dhe Morata.

Gjyqtar - José María Sánchez Martínez