VIDEO/ Zhgënjen Arsenali, barazon ndaj Crystal Palaces

Mendohej se me fitoren ndaj Manchester United, Arsenal do të rikthehej tek rezultatet pozitive në Premier League.

Mirëpo ka ndodhur e kundërta, skuadra e drejtuar nga trajneri, Mikel Arteta ka barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Crystal Palaces në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e 22-të në kampionatin anglez.

“Topçinjtë” kaluan të parët në avantazh me anë të, Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 12-të, pas një aksioni të bukur.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me këtë rezultat, edhe pse u dominua në tërësi nga mysafirët.

Në pjesën e dytë, goditja e Jordan Ayeë, me shumë fat përfundoi në rrjetën e Leno, për t’i çuar shifrat në 1-1

Për të përkeqësuar situatën  te Arsenal, mendoi Aubameyang, i cili në minutën e 67’ u ndëshkua me karton të kuq.

Kështu, Arsenal mbetet në vëndin e 10-të me 28 pikë, një më pak se Crystal Palace  i vendit të 9-të.