Nuk njihet/ Del FOTO e parë nga shërbimi ushtarak i aktorit turk Can Yaman

Aktori me origjinë shqiptare dhe adhuruesi i shumë vajzave në botë Can Yaman ka fillluar shërbimin e tij ushtarak në Izmir.

Kjo u bë e ditur ditë më parë nga mediat turke ku dhe berberi i tij publikoi foton pasi aktori kishte prerë flokët dhe kishte hequr mjekren.

Dhe sot po qarkullon me shpejtësi në internet një foto e aktorit gjatë këtij shërbimit.

Ai shfaqet në foto teksa konsumon ushqim gjatë një vakti dhe duket shumë larg në pamje nga ajo që jemi mësuar ta shohim aktorin.