Burri i burgosur nuk shkon te varrimi i Enkeledës, del foto e viktimës

Enkeleda Çapoku, 39-vjeçarja e cila u masakrua me hanxhar e me levë hekuri nga kunati 34 vjeç, Erdet Çapoku, u përcoll sot për në banesën e fundit nga familjarë, miq e të afërm, të shokuar pas krimit të rëndë.

Ndërkohë burime për “Panorama.al” bëjnë me dije se burrit të saj, që është në burg, nuk i është dhënë leje për të qenë i pranishëm në ceremoni.

Pas krimit të rëndë që ndodhi në Paskuqan, Policia shoqëroi për të marrë në pyetje të afërmit e viktimës dhe të autorit. Nga deklarimet që ata dhanë para oficerëve të Policisë, duket se krimi ishte paralajmëruar.

Madje, edhe bashkëshorti i Enkeledës, i cili ndodhet në burg, ishte i frikësuar se i vëllai mund t’u bënte keq gruas e vajzës.

Ai herë pas here i porosiste të afërmit që shkonin ta takonin në burg, që t’i ruanin nusen dhe vajzën nga i vëllai.

Në bisedën e fundit që kishte bërë me autorin e dyshuar, kur ky i fundit ka shkuar ta takojë në burg për t’i dërguar fotografitë e Enkeledës, ai ishte frikësuar edhe më shumë.

Duke qenë se vetë e kishte të pamundur ta mbronte, Elton Çapoku i kishte thënë motrës dhe vëllait tjetër të tij që ta mbanin larg Erdetin nga Enkeleda.

Ndërsa u kishte kërkuar që të mos e lejonin të shkonte më në takim me të në burg, sepse nuk donte që të fliste më me të.

VIKTIMA DHE AUTORI I KRIMIT: