Nuk e liruan për funeralin e motrës, tenton vetëvrasjen vëllai i Brunildës

Nuk lejohet të marrë pjesë në funeralin e motrës,tenton vetëvrasjen në Burgun e Beratit vëllai i Brunilda Sadushit (Kovaçit). 

Shpëtim Kovaçi, vëllai i Brunilda Kovaçit, ka tentuar vetëvrasjen brenda ambjenteve të Burgut të Beratit, ku ishte duke vuajtur dënimin.

Shpëtim Kovaçi ka tentuar të presë damarët e fytit me briskun e rrojes. Ai është gjetur i gjakosur në dhomë nga policët e burgut, të cilët e kanë sjellë me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet n? Sallën e Operacionit.

Mjekët e Repartit të Urgjencës kanë deklaruar se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Pas mjekimit t? marrë, ai është transportuar sërish drejt IEPV-së Berat. Shpëtim Kovaçi mësohet se ka tentuar vetëvrasjen pasi nuk iu dha leja për të marrë pjesë në funeralin e të motrën.

32-vjeçari Shpëtim Kovaçi ishte dënuar për "vrasje" 8-vite më parë.