Fotot pas vrasjes së gjeneralit/ Ushtarët amerikanë e hoqën trupin

Trupet speciale amerikane në Irak e ndoqën nga pas makinën ku gjendej gjenerali iranian, Qassem Soleimani, kur ai u godit nga një dron amerikan, i cili shkaktoi dhjetë viktima.

Ushtarët amerikanë ishin më pak se një kilometër larg, kur raketa e lëshuar nga droni Reaper goditi makinën.

Ata mbërritën brenda dy minutash në vendin e ngjarjes për të konfirmuar se Soleimani ishte vrarë.

Usharët bënë foto, të cilat janë publikuar nga Fox News. Disa prej tyre tregojnë trupin e pajetë të Soleimanit, të bërë copash.

Një burim tha se forcat amerikane e hoqën trupin e tij larg nga skena e ngjarjes dhe fikën zjarrin. Më pas ata bënë identifikimin e gjeneralit.

Ushtarët i bënë foto edhe gjërave që kishte me vete ai, disa libra me poezi dhe para cash. Po ashtu ai mbante me vete një pistoletë dhe një pushkë sulmi.

Në rrethana normale do i ishte marrë celulari dhe pajisje të tjera, por zjarri e bëri të pamundur diçka të tillë.