Skënderbeu fiton me rezultat të thellë ndaj Besëlidhjes

Ditën e sotme në Durrës u luajt ndeshja mes Skënderbeut dhe Besëlidhjes.

Pavarësisht se kjo sfidë ishte një miqësore, “Ujqërit e Dëborës” u treguan të pamëshirshëm ndaj ekipit lezhjan.

Korçarët triumfuan me rezultatin e thellë 5-2, ndërsa serinë e golave e hapi që në minutën e parë Mara. I menjëhershëm do të ishte goli i Besëlidhjes me Gjorgjeviç vetëm 2 minuta më vonë, por Krasniqi solli avantazhin sërish në minutën e 32. Autogoli i Pollozhanit do të risillte ekuilibrat në lojë, ndërsa sërish një tjetër realizim i Krasniqit që u ndoq nga golat e Gripshit dhe Bregut, vulosën rezultatin në 5-2. Në këtë takim ka debutuar te Skënderbeu edhe Eni Imami, megjithëse ishte një takim jo zyrtar.

Skënderbeu-Besëlidhja 5-2 Mara 1’, Krasniqi 32’, 40? , Gripshi 55?, Bregu 58’/ Gjorgjeviç 3’, Pollozhani (autogol) 35′