‘Kujdes, Tualeti ktheu pyjet në shkretëtirë’ - (IRIQI informon Ayatollah Khomeinin për Taulant Ballën)

Shkëlqesësi,

Më mbërriti me postën e pyllit letra juaj me objekt informacion mbi deputetin Taulant Balla. Ai, sipas jush, ka kërcënuar Iranin dhe ju nuk dini si të veproni. Të qeshni a të qani me të. Ngaqë bota juaj arabe nuk ia ka idenë, shkruani, se kush është ky  njeri?

Unë si Iriq do ju këshilloja të keni kujdes nga Taulanti. Kaq i pështirë është me veprimet e tij sa shumica e shqiptarëve ka vite që e quajnë Tualet. Një deputet që i ngjitet kryetarit të radhës në parti si çimçakizi në këpucë e kur ata ikin, ky nuk i njeh. Madje i shan dhe shpif. Kështu i ndodhi Nanos, më pas Metës. Bile Ilirit i kërkoi para ca vitesh të sqaronte pasurinë ose të shkonte në burg. Më pas kur u bënë bashkë në qeveri, u bë vegël e Metës.

Shkëlqesësi,

Ky deputet është rrezik për ju, se ai nuk pyet as për gjykata. Ka ca dënime për shpifje dhe me to fshin buzët pasi ha drekë. Madje së fundi detyron gjykatat se me cilat dosje të merren.

Por mbi të gjitha, ky njeri ktheu pyjet në shkretëtirë. Kaq forcë të mbinatyrshme ka, ndaj kujdes. Dhe shembulli që duhet të frikësoheni nga Tualeti është shpikja e madhe e mijëvjeçarit. Ky njeri përmbysi shkencën. Gomarin e ktheu në Range Rover. Brenda disa viteve deputeti në fjalë që ecte maleve të Librazhdit me gomar, ia arriti ta kthejë në kafshë me borie, në Range Rover. Kjo i la pa mend krejt të rinjtë e Shqipérisë, që u lodhën duke studiuar shkollave të botës. Tani si shembull kanë këtë njeri e mendo sa vend i rrezikshëm do bëhet Shqipëria.

Të këshilloj që kërcënimet e Tualetit t’i marrësh seriozisht dhe mos i fut një mendje të lehtë se ai si Tualet kërcënimet i bën, por edhe i ha vetë.

Me respekt, IRIQI.