Konflikti i pronësisë/ Nipi dhunon xhaxhanë, e ndihmon babai

Një tjetër krim i rëndë u regjistrua në fundjavë. Një 30-vjeçar, i ndihmuar nga babai i tij, dhunoi xhaxhanë për shkaqe pronësie.Ngjarja u regjistrua në një fshat të Krujës.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, pas njoftimit të marrë për një konflikt pronësie mes nipit dhe xhaxhait, menjëherë kanë ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.G., 30 vjeç, banues në fshatin Hasan, Fushë Krujë, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi Xh.G., 55 vjeç, banues në fshatin Hasan, Fushë Krujë (babai i 30 vjeçarit).

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në afërsi të banesës së tij, gjatë një konflikti për motive pronësie kanë goditur me mjete të forta shtetasin F.G., 45 vjeç, banues në fshatin Hasan, Fushë Krujë (vëllai i 55-vjeçarit).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Dhuna në familje”.