Të sigurt në Francë: Icardi mbetet tek PSG. Parisienët përgatisin ofertën prej...

Mauro Icardi dhe PSG, të ardhmen e kanë së bashku.

Në Francë nuk dyshojnë aspak për këtë përkundër zërave për një rikthim të mundshëm tek Inter.

Icardi është marrë në huazim nga Inter, por sipas asaj që raporton”L’Equipe” parisienët nuk kanë ndërmend ta lëshojnë argjentinasin.

Media franceze shton se, drejtori i PSG-s, Leonardo do të investojë plot 70 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit 26 vjeçar.

“Le Parisien” shkon më tej, duke zbuluar gjithashtu detajet e kontratës së ardhshme: numrat nuk dihen, por duhet të skadojë në vitin 2024.