Vazhdon përplasja, Stresi ‘shënjestron’ Noizyt: Veç trimat hanë plumb b****

Vazhdon përplasja më e re mes Stresit dhe Noizyt.

Stresi dhe Noizy kanë ‘thumbuar’ njëri-tjetrin përmes postimevenë rrjete sociale.

Pas fotosesionit të Noizyt me Alketa Vejsiun me titull “Ilirianëte kohës moderne”, Stresi i reagoi Noizyt.

Ai i thoshte se ta quash veten ilirian, duhet të jetë 100 për qind shqiptar, ndërsa Noizy tha se llogaria e parë në Instagram e Stresit mbante emrin “Vlonjati”.

Debati vazhdoi edhe më tej, tani Stresi reagoi duke ia përmendur Noizyt plagosjen në qendër të Prishtinës, shkruan lajmi.net.

“Veç trimat hajnë plum b…, reperat trima hahahahh. Athinë o malaka, ca të t’thotë vllai ty shihemi vërdallë”, ka shkruar ai sipër imazhit ku shihej një pistoletë dhe hashash.