Detajet/ Po kalonte rrugën, makina përplas dhunshëm këmbësorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në qytetin e Pogradecit.

Një automjet mësohet se ka aksidentuar një këmbësor.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zvervaskë.

I plagosuri mësohet se është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Pogradecit

Aktualisht në vendngjarje ndodhet policia që po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ndërkohë që nuk ka ende informacione lidhur mbi identitetin e personit të aksidentuar.