VIDEO/ Autogol nga grekët, Italia e De Biasit kalon në avantazh!

Italia ka kaluar në avantazh në finale përballë Greqisë në turneun e bamirësisë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në minutën e 23′ grekët shënojnë autogol. Zakardo kroson nga e djathta, mbrojtësi nuk merret vesh me portierin dhe vjen goli i parë i sfidë.

Ashtu siç dihet, të gjitha të ardhurat do të shkojnë në ndihmë të familjeve në nevojë pas tërmetit që goditi vendin tonë në datën 26 nëntor. Pjesë e skuadrave janë futbollistë nga Italia dhe nga Greqia që kanë fituar Europianin dhe kanë luajtur ndër vite.