Arrestohet shqiptari, fshehu drogën në gomat e makinës

Një 35 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi gjatë një kontrolli në makinë iu gjet një sasi droge.

Sipas mediave vendase mësohet se operacioni u zhvillua në Pellas, në zonën e Edesës të Greqisë.

Bëhet e ditur se policia gjatë kontrollit në mjetin e shqiptarit, identiteti i të cilit nuk dihet, gjeti në pjesën e sipërme të gomave të përparme 3 pako të mbështjella me gazetë, të cilat peshonin nga 250 gram secila.