Manchester United ofron 15 milionë euro për Marash Kumbullën

Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, me paraqitjet që po bën në sezonin e parë në Serie A, ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane.

Pas interesimit të Interit, Napoli, Leipzigut dhe Juventusit në skenë së fundmi ka dalë dhe Manchester United, që sipas “Daily Star” po përgatit ofertë konkrete.

Media e njohur njofton se klubi anglez ka ofruar 15 milionë euro për mbojtësin 19 vjeçar.

Me një shumë të tillë duket se “Djajtë e Kuq” nuk do të kenë konkurrentë, por gjithçka do të varet nga dëshira e lojtarit.