Mision sekret/ Natën që u vra Soleimani, amerikanët tentuan vrasjen e një tjetër ushtaraku iranian

Në të njëjtën ditë, kur ushtria amerikane vrau gjeneralin iranian Qassem Soleimani në Bagdad, forcat amerikane kryen një tjetër mision sekret, kundër një zyrtari të lartë ushtarak iranian në Jemen, sipas një raporti të ri.

Sulmi i njëkohshme që shënjestroi Abdul Reza Shahlai, një financier dhe komandant kryesor i elitës së Iranit Quds Force që ka qenë aktiv në Jemen, nuk rezultoi me vdekjen e tij, raporton Washington Post, sipas Dailymail.

Sulmi i suksesshëm i 3 janarit që vrau Soleimanin, ndezi zemërimin nga regjimi iranian, i cili u hakmarr me sulme me raketa balistike në dy baza irakiane që strehojnë trupa amerikane

Zyrtarët thonë se Pentagoni do ti kishte njoftuar të dy sulmet së bashku, nëse do të kishin qenë të suksesshëm, por nuk e zbuluan misionin ‘Shahlai’ sepse nuk shkoi sipas planit.