Conte: Atalanta ekipi me formën më të mirë në Itali, duam t’i mposhtim!

Trajneri i Interit, Antonio Conte ka pohuar se Atalanta është skuadra me formën më të mirë në Itali.

Pas dy fitoreve radhazi me rezultat 5-0, ekipi i Gian Piero Gasperini udhëton për tu përballur me liderët e Serisë A, por trajner i "Nerazzurrëve" pret një ndeshje “intensive” kundër një skuadre që po vazhdon të rritet.

“Do të jetë e rëndësishme të fitosh, sepse ne po luajmë ndaj një ekip të shkëlqyer aktualisht me formën më të mirë në Itali”, ka thënë fillimisht Conte.

 “Ata po vazhdojnë të rriten dhe janë shumë më të fortë se sa ishin vitin e kaluar. Do të jetë një provë e madhe. Gasperini po bën një punë të shkëlqyeshme. Ai është duke punuar në idetë e tij dhe detajet e tij për një kohë. Komplimente për të, është një punëtor i zellshëm. Atalanta janë një ekip i bukur për tu parë”.

“Pres një lojë intensive dhe fizike, të luajtur me intensitet të lartë nga të dy skuadrat. Ne duhet të jemi të kënaqur me rrugën tonë, por gjithashtu duhet të përmirësohemi në disa aspekte të lojës sonë”, përfundoi Conte.