Detajet/ Sherr masiv në burg, ka të plagosur rëndë, midis tyre edhe shqiptarë

Një sherr masiv midis të burgosurve, ndër të tjerë edhe shqiptarë, ka ndodhur ditën e sotme në burgun e Avlonës në Greqi.

Sikundër mësohet në këtë sherr masiv kanë mbetur të plagosur 9 të plagosur.

Sipas mediave vendase ngjarja ka ndodhur si pasojë e një përleshje të egër, në të cilën janë përfshirë, të dënuarit grekë, shqiptarë dhe afganë.

Deri më tani bëhet e ditur se tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Përplasja fizike ndodhi në katin e parë të burgut, por vazhdoi edhe gjatë kohës ku të burgosurit u kthyen në qelitë e tyre.