Basha me sipërmarrësit italianë: Thithja e investimeve të huaja, prioritet i qeverisë së PD

Kryetari i PD, Lulzim Basha vijon vizitën e tij në Itali. Së fundmi, ai është takuar me drejtuesit e Dhomës së Tregtisë në Pordenone-Udine, ku është diskutuar për sektorët me interes për të investuar në Shqipëri.

Sipas Bashës, thithja e investimeve te huaja do të jetë prioritet i qeverisë së PD, si mundësi për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vëndeve te reja të punës.

Gjithashtu, ai shton se, tërmeti i 26 nëntorit tregoi sa i papërgatitur është shteti për të reaguar në situata të tilla.

"Prandaj e konsideroj emergjente dhe kam nisur hartimin e një plani për emergjencat civile, që të jetë gati për t'u vënë në zbatim në ditët e para të qeverisjes," thotë Basha.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Sot pata kënaqësinë të takohem me drejtuesit e Dhomës së Tregtisë në Pordenone-Udine. Diskutuam për sektorët me interes të anëtarëve të dhomës së tregtisë për të investuar në Shqipëri, dhe potencialin e madh që ofron vendi yne. I njoha me platformën ekonomike të PD-së, lehtesirat fiskale, masat e menjëhershme për të luftuar korrupsioni dhe garantuar konkurencën e ndershme të cilat sot po i mbajnë investitorët larg vendit tonë.

Thithja e investimeve te huaja do të jetë prioritet i qeverisë së PD, si mundësi për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vëndeve te reja të punës.

Termeti i 26 Nentorit tregoj sa i papergatitur është shteti për të reaguar ne situata të tilla. Prandaj e konsideroj emergjente dhe kam nisur hartimin e nje plani për emergjencat civile që të jetë gati për tu vene ne zbatim në ditët e para të qeverisjes.

Së bashku me partnerët tanë italianë kemi rënë dakort të ndërtojmë një qendër të emergjencave civile e cila të jetë e mirëtrajnuar, e mirëpajisur dhe e gatshme për të vepruar menjëherë bazuar në përvojën më të mirë që është ajo e Italisë dhe brenda Italisë ajo e Friuli-Venezia-Giulia.

Ky ishte dhe qëllimi i takimeve me zyrtarë të lartë Italian dhe me drejtues e specialist të qëndrës së emergjencave civile në rajonin e Friuli-Venezia-Giulia.

Është zotimi im që qeveria e ardhshme nuk do të gjendet e papërgatitur para fatkeqësive natyrore qofshin këto tërmete, përmbytje, zjarre etj por do të kemi një instrument të përgjigjes së menjëhershme për t’iu ardhur menjëherë në ndihmë banorëve, për të jetët njerëzore.

Kenaqësi ishte dhe takimi me Kryetarin e Bashkise së Pordenone, Z.Alessandro Ciriani dhe me komunitetin shqiptar që jeton këtu.

U shpreha angazhimin tim dhe të Partisë Demokratike për të ndërmarrë reformat e nevojshme që do ta bëjnë Shqipërinë një vend te mundësive per cdo shqiptar brenda apo jashtë atdheut.