VIDEO/ Shqipëri – Itali, 51 fëmije në fushë në nder të viktimave të tërmetit!

Italia ka kaluar në avantazh 1-0 në përballjen ndaj Shqipërisë turneun bamirësisë “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”.

Para fillimit të ndeshjes është krijuar edhe një koreografi me plotë 51 fëmijë. Pikërisht 51 fëmijë, po aq sa ishte edhe numri i viktimave që u ndanë nga jeta si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

Fëmijët u futën në rrethin e mesit të fushës, me nga një tullumbace në dorë, të cilat i lëshuan drejt qiellit.