Legjendat e Kombëtares vizitojnë të prekurit nga tërmeti, Strakosha mesazh emocionues!

Sot në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania” luhet ndeshja miqësore me yjet e Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë.

Legjenda Foto Strakosha, i ka falënderuar të gjithë që kanë pranuar të marrin pjesë në një kauzë për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti.

Ish-futbollistët e Kombëtares kanë vizituar familjet e prekura nga tërmeti, ku fillimisht kanë vizituar qendrën vullnetare të ngritur në Bubq.

 “Këtë ndihmë po e bëjmë sepse duhet të gjendemi pranë këtyre njerëzve në këto momente të vështira. Të gjithë këta futbollistë që janë pjesë e historisë së futbollit të këtij vendi kanë qenë të gatshëm për këtë ndeshje.

Janë për t’u përgëzuar edhe kombëtarja e veteranëve të Greqisë, Turqisë dhe Italisë, të cilët janë pjesë e kësaj kauze. Nuk ia vlen të thuash më asgjë tjetër, përveçse në momente të vështira ka shumë vlerë të jemi sa më pranë njëri-tjetrit.”, u shpreh Strahosha.