EMRI-DOKUMENTE/ I dënuar me 20 vjet për vrasje, kryebashkiaku socialist e emëron kryeplak

Vijojnë të publikohen fakte të reja rreth asaj që po bën kryetari i emëruar i bashkisë së Tropojës Rexhë Biberaj.

Sipas asaj që mëson Syri.net, së fundmi, kryetari i bashkisë ka emëruar si kryeplak të njësisë administrative Lekbibaj një person me precedentë të rëndë penalë.

Siç mund të shihet edhe në dokumentet e mëposhtme, bëhet fjalë për shtetasin Ndoc Aliaj.

Ky i fundit, në vitin 1996 është shpallur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë për vepërn penale “vrasje me dashje” është dënuar plot 20 vjet burgim. /SYRI.net

Dokumentet: