VIDEO/ Kukësi barazon në miqësoren përgatitore në Turqi

Kukësi ka barazuar 1-1 në përballjen ndaj Malatyasporit miqësoren e parë të fazës përgatitore që po zhvillohet në Turqi.

Verilindorët barazuan në minutën e 83-të me anë të Kristal Abazaj, që mposhti me një aksion personal portierin kundërshtar.

Takimi miqësor i radhës për Kukësin në tokën turke është ajo e 15 janarit përballë rumunëve të Poli Iasi.