A rrezikohet Shqipëria nga sulmet terroriste? Bejtja: I vetmi shtet europian që ka muhaxhedinë. S'ka vend për panik

Yuri Kim është betuar si ambasadore e re e SHBA në Shqipëri. Sipas analistit Andi Bejtja, fakti që diplomatja është nominuar direkt nga Republikanët, pritet të ketë një tjetër sjellje në krye të detyrës së saj të re.

“Një figurë që është dominuar direkt nga republikanët. Situata politike ndërkombëtare është shumë e rëndë dhe vëmendja do të jetë te terrorizmi, te sulmet e mundshme të Iranit. Uroj të jetë ambasada e balancuar në trajtimin e shumë gjërave. Nëse do të ndjekë devizat e Trump se ato që ka thënë ai me ato që thotë ambasada, bien ndesh me njëra-tjetrën”, u shpreh Andi Bejtja.

Përsa i përket tensioneve SHBA-Iran dhe a rrezikohet Shqipëria nga sulmet terroriste, Bejtja deklaroi:

“Vetë fakti që shumë vende rezistuan dhe nuk donin ti merrnin, nga kjo frikë, ne e bëmë këtë punë dhe nuk mund të themi se jemi imun.  Ne Shqipërinë e dimë si shtet, por fati i Shqipërisë është dita kur u fut në NATO. Se jo Irani, por edhe një shtet më i vogël mund të shkaktojë dëme shumë të mëdha. Duke qenë një vend i NATO-s do të kemi një imunitet të madh. Por nuk duhet të flemë gjumë. Jemi vendi i vetëm evropian që kemi muhaxhedinë".

Intervista e plotë në Syri TV: