VIDEO/ Partizani pëson humbje minimale në miqësoren me Tranzosporin

Është mbyllur miqësorja e parë e Partizanit në tokën turke, teksa të kuqtë janë mposhtur me rezultatin 1-0 ndaj gjigantëve të Trabzonsporit.

Pjesa e parë foli më shumë për turqit, të cilët kishin disa raste shënimi, teksa realizuan edhe golin e vetëm të ndeshjes.

Ishte Sorloth, i cili realizoi për ekipin turk në minutën e 22-të.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi me të kuqtë në sulm.

Ekipi i Sormanit e dominoi të gjithë pjesën e dytë, ku kërkoi vazhdimisht golin, por pa sukses me Trabzonspori që u tregua i kujdesshëm në prapavijë.

Partizani dhuroi një paraqitje deri diku të mirë, duke pasur parasysh edhe kundërshtarin që kishin përballë.